Mirë se vini
Profil profesional — inxhinieri dhe projektim strukturash.
Lindur më 19 korrik 1952 në Tiranë, Shqipëri.
Edukimin e lartë e kryen pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës, duke fituar titullin “Inxhinier ndërtimi për vepra civile, industriale, rrugë, ura e tunele”, me specializim për projektimin e konstruksioneve në ndërtim.
Merr pjesë vullnetarisht në ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave në të gjithë Shqipërinë. Në vitet 1982–1994 punon si konstruktor, projektues dhe supervizor në Institutin e Studimeve Urbanistike dhe Arkitektonike në Tiranë; në vitet 1975–1994 merr pjesë në rikthim dhe restaurim pas tërmeteve. Prej vitit 1994 vazhdon si profesionist i lirë në projektim, supervizion, kolaudim dhe menaxhim punimesh.
Në vitin 2008 përfiton njësimin e diplomës shqiptare dhe programit mësimor në nivel bachelor në SHBA.
